Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtaraku shqiptar humbi jetën në Afganistan, reagon Ministria e Mbrojtjes

schedule10:44 - 20 Janar, 2021

schedule 10:44 - 20 Janar, 2021

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë dhënë detaje për vdekjen e ushtarakut shqiptarë në Afganistan.

Në një deklaratë zyrtare ministrja njofton se ushtaraku me inicialet XH. J. Ka ndërruar jetë dje në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.

Më tej ministria shton se po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ushtari që vdiq mbrëmë është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!