Kumbaro në “Refleksione”: Demokracia në Shqipëri është në gjendje foshnjore

schedule22:39 - 19 Janar, 2021

schedule 22:39 - 19 Janar, 2021

Demokracia është një fjalë e kudondodhur në diskursin publik në Shqipëri. Por çfarë është demokracia në vetvete dhe a është Shqipëria një demokraci?

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Refleksione”, deklaroi se edhe pas 30 vitesh nga përmbysja e sistemit diktatorial, demokracia në Shqipëri është ende në gjendje foshnjore.

Kumbaro tha se demokracinë nuk mund ta sjellë vetëm akti i rrëzimit të bustit të diktatorit. Ajo shtoj se në disa segmente të caktuara jemi akoma në fazën e para demokracisë.

“Me rrëzimin e shtatores së diktatorit ne nuk bëmë hapin e parë drejt demokracisë, pasi për një periudhë shumë të gjatë, e ndoshta ende në segmente të caktuara të shoqërisë duket që jemi në një gjendje para demokracie, ndërsa sot mund ta quajmë një demokraci foshnjore,”theksoi Kumbaro në emisionin “Refleksione”.

Kumbaro e vuri theksin tek ligjshmëria. Ajo tha se kemi ligje shumë të mira, por problemi është se zbatimi i ligjeve lë për të dëshiruar. “Nuk kemi kohë për t’u maturuar, për t’u rritur apo për ta bërë demokracinë në një gjendje normale. Na u deshën shekuj.

Kjo do të thotë se nuk e kishim dhe se kemi ende stomakun aq të fortë sa të tresim një gjellë jo fortë të tretshme siç është demokracia. Kjo është edhe arsyeja pse kemi ende një ndarje të thellë midis ligjeve demokratike, shumë të mira në disa raste, por hendek ende me zbatimin e tyre,” deklaroi Kumbaro ndër të tjera në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!