Ngjarja e pazakontë/ Gruaja i vendos djalit emrin e ish-të dashurit, babai nuk firmos

schedule18:55 - 19 Janar, 2021

schedule 18:55 - 19 Janar, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku nëna i ka vënë djalit të saj emrin e ish-të dashurit.

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Çifti vendosën për një emër tjetër, por teksa po e nënshkruante, babai i fëmijës dalloi se emri ishte krejtësisht tjetër.

Sipas “DailyStar”,  burri u shpreh se si ai nuk mund të nënshkruante.

Ai tregoi se si u lidh me të dashurën, pasi ajo kishte pasur një lidhje 8-vjeçare me një tjetër, por në atë kohë lidhje e tyre nuk kishte përfunduar plotësisht.

Ndërsa tashmë, ajo po refuzon të flasë me të deri sa ai të nënshkruajë certifikatën me emrin e ish-të dashurit për fëmijën e tyre. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!