Milano i thotë “lamtumirë” cigareve në ambient të hapur

schedule15:34 - 19 Janar, 2021

schedule 15:34 - 19 Janar, 2021

Duke filluar që nga sot, në Milano askush nuk mund të ndezë cigare në një ambient të hapur nëse ka njerëz të tjerë në të paktën 10 metra distancë. Gjithashtu një gjë e tillë ndalohet në parqe, impiante sportive dhe varreza.

Gjithashtu ndalohet totalisht duhani në stacionet e autobusit dhe në zonat e gjelbra. Italia që nga 2005 ndalon duhanin në lokale, dhe tashmë Milano bën një hap para duke miratuar një nga disiplinat më të ashpra ne Europë.

Rregullorja e Bashkisë e miratuar nga këshilli në 19 nëntor ndalon duhanin në ambient të hapur duke nisur që nga sot – 19 janar, përveç se në vende të izoluara. Që nga 1 janari 2025 ndalimi do të vlejë për të gjitha zonat publike në ambientet e hapura.

Ultësira e Padanës është një nga zonat më të ndotura në kontinent. Dhe tema e shëndetit të aparatit të frymëmarrjes është bërë dhe më shumë prioritare me ekzistencën e pandemisë. Sidomos në Lombardi, që kryeson me numrin e infektimeve me koronavirus, ndaj rajoneve të tjera italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!