238 arrestime në radhët e ushtrisë turke: Akuzohen për lidhje me Gulen

schedule12:56 - 19 Janar, 2021

schedule 12:56 - 19 Janar, 2021

Autoritetet turke kanë lëshuar  urdhër arresti për  238 persona në radhët e ushtrisë turke, për të cilët besohet se kanë lidhje me Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit  të dështuar në vitin 2016.

Operacioni u zhvillua në mbi 60 provinca dhe është pjesë e shtypjes së rrjetit të klerikut që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ai ka mohuar se ka qenë i përfshirë në tentativën për grusht shteti në korrikun e vitit 2016, kur mbetën të vrarë mbi 250 persona.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, raportoi se 160 persona janë arrestuar në bastisjet e fundit të policisë, për të cilat është dhënë urdhër nga prokurorët në Izmir.

Gjithashtu po kërkohen persona të dyshuar  edhe në Qipron Veriore, ku është e vendosur ushtria turke.

Që nga përpjekja për grusht shteti në 2016, në Turqi janë arrestuar rreth 80.000 persona. Rreth 150.000  civilë, pjesëtarë të personelit ushtarak janë përjashtuar ose pezulluar nga puna. Mbi 20.000 ushtarë janë përjashtuar nga ushtria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!