Integrimi, Xhaçka takim me ministrin portugez: Konferenca Ndërqeveritare brenda qershorit 2021

schedule09:48 - 19 Janar, 2021

schedule 09:48 - 19 Janar, 2021

Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka zhvilloi sot një takim online me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva. Ministria ka bërë publik takimin duke theksuar se në fokus ishin prioritetet e presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.

Xhaçka e informoi Silvan, lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020. Në njoftimin e zyrës së shtypit të MEPJ thuhet se Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar -30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.

Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra. Xhaçka falënderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur për dosjen e zgjerimit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet raspektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!