Nga Aguero, tek Alaba e Marcelo: Ndizet merkato në Angli e Spanjë

schedule09:15 - 19 Janar, 2021

schedule 09:15 - 19 Janar, 2021

Periudhë transferimesh anembanë Europës dhe janë të shumta klubet e mëdha që po mendojnë të afrojnë lojtarë, apo po vlerësojnë largime të ndryshme. Në Angli në skenë është Manchester City dhe momentalisht flitet për rinovimet.

Sam Lee raporton se “Qytetarët” i kanë bërë një ofertë për të rinovuar sulmuesi Sergio Aguero, i cili më 30 qershor del lojtar i lirë dhe përflitet si opsion për Barcelonën. Ndryshe situata me brazilianin Fernandinho, për të cilin nuk ka një marrëveshje të re.

Mbetemi në Premier League, ku Tottenham ka marrë një përgjigje të qartë nga Interi për Christian Eriksen. Fabrizio Romadon shkruan se zikaltrit nuk e lëshojnë danezin pa një pagesë. “Spurs”-at, nëse e duan pas mesfushorin, duhet të paguajnë një tarifë për ta marrë borxh dhe pagën e plotë të Eriksen.

Zhvendosemi në Spanjë, aty ku Marca raporton se Real Madrid ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin David Alaba. Austriaku del si lojtar i lirë në verë, pasi nuk ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re me Bayern Munich. Vetë Alaba e dëshiron shumë kalimin te kampionët e Spanjës.

Te Reali ka edhe zëra për lëvizje në dalje dhe një emër i lakuar është mbrojtësi brazilian Marcelo. Monaco në Francë interesohet për anësorin e majtë. Ata ofrojnë kontratë 3-vjeccare për futbollistin, si dhe një pagë që kap shifrën e 6 milion eurove në sezon. Në klubin spanjoll ai përfiton më shumë, ndërkohë që ka edhe 18 muaj kontratë. /abcenews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!