Bregdeti pushtohet nga pushuesit e fundjavës

schedule11:58 - 12 Gusht, 2018

schedule 11:58 - 12 Gusht, 2018

Plazhet e Durrësit janë populluar si rrallë ndonjëherë këtë fundjavë. Mijëra pushues kanë nxituar të kalojnë ditët e nxehta në breg të detit.

Njerëzit kanë braktisur shtëpitë për të qenë pranë detit. Mijëra pushues kanë udhëtuar këtë fundjavë plazheve të Durrësit.
Deti shikohet si e vetmja mundësi për të kaluar ditët e nxehta të gushtit.
Plazhi publik nga ura e Dajlanit deri në Plepa e më gjerë, ka pritur dhe fluksin me të madh të vendasve dhe turistëve.

Pushuesja: Më ka pëlqyer në krahasim me vitet e tjera. Shumë qetësi dhe deti shumë i mirë.

Ndryshe nga muaji korrik, gushti ka sjelle dyndje më të madhe të pushuesve.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në plazhet e tjera të Adriatikut, ku pushuesit kanë zgjedhur ketë bregdet për të kaluar pushimet verore./abcnews.al