Lumturia për Barellën nuk ka fund, italiani merr lajmin e mirë nga partnerja

schedule21:16 - 18 Janar, 2021

schedule 21:16 - 18 Janar, 2021

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ishte protagonist kryesor i derbit të Italisë mbrëjen e djeshme. Ishte pikërisht italiani që i dhuroi një super asist Arturo Vidalit  në golin e parë dhe më pas erdhi i goli i dytë i shënuar nga vetë ai. Tre pikë dhe një mbrëmje speciale për lojtarin, për të cilin magjia nuk kishte mbaruar me fitoren kundër Juventusit.

Mëngjesin e ditës së sotme Barella ka marrë një tjetër lajm shumë të bukur, pasi ka ardhur në jetë vajza e tij e tretë. Ka qenë bashkëshortja e 23-vjeçarit, Federica Shcievenin, e cila ka njoftuar lindjen e Matildes përmes një postimi në “Instagram”.

“Mirësevjen Matilde zemra jonë”, shkruan ajo krahas fotos. Vogëlushja është fëmija i tretë i çiftit pas dy fëmijëve të parë, Rebeccas dhe Lavinias. Mesa duket Barella është me fat dhe po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!