Shpesh ndihemi të përgjumur në punë, kur po studiojmë apo edhe gjatë ditës kur duhet të bëjmë disa aktivitete. Bright Side rendit një listë gjërash që mund të bëni për të qëndruar zgjuar gjatë kohës kur ndiheni të lodhur.
Spërkatni fytyrën me ujë të ftohtë.
Kjo do të tërheqë qarkullimin e gjakut drejt kokës tuaj, duke rinovuar energjinë për pak kohë.
Bëni një gjumë të shkurtër.
Dremitja për një periudhë të shkurtër kohe do t’ju ndihmojë të ndiheni më energjik. Një gjumë 20 minutësh është ideal. Ju kurrë nuk duhet të bëni më shumë se një sy gjumë.
Pini pak kafeinë.
Kafeja është një nga mënyrat më të njohura dhe më efektive për t’ju mbajtur zgjuar. Ajo rrit metabolizmin tuaj, përmirëson përqendrimin dhe energjinë tuaj për një periudhë kohe.
Pini ujë.
Dehidrimi në fakt mund t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur. Sigurohuni që të pini ujë gjatë gjithë ditës për të mbajtur veten të hidratuar dhe më energjik.
Ndizni dritat.
Të qenit i ekspozuar ndaj dritës së ndritshme do të zvogëlojë përgjumjen tuaj. Rritja e intensitetit të dritave do t’ju mbajë më zgjuar për shkak të ekspozimit.
Hani ushqime ushqyese energjike dhe të shëndetshme.
Ushqimet si arra, granola, kos, perime të prera dhe fruta të freskëta janë vërtet të mira për t’ju dhënë më shumë energji. Këto lloj ushqimesh marrin më pak energji për t’u tretur dhe për ta mbajtur sheqerin në gjak më të ekuilibruar.
Bisedoni.
Një bisedë interesante mund t’ju mbajë më vigjilent pasi do të jeni të angazhuar në një aktivitet me një person tjetër. Shkëmbimi i mendimeve do ta mbajë mendjen zgjuar.
Ushtrohuni
Ushtrimet e rregullta do t’ju ndihmojnë të ndiheni më pak të përgjumur. Çiklizmi ose ecja e shpejtë janë ushtrime shumë të mira në këtë rast, pasi trupi juaj do të punojë në mënyrë aktive. /abcnews.al