Arturo Vidal, afrimi i verës tek Interi, ka habitur me gjestin e tij të bërë para nisjes së ndeshjes kundër Juventusit. Gjithçka është kapur nga kamerat.
Mesfushori nga Kili takoi mbrojtësin Giorgio Chiellini dhe teksa përqafohej me të puthi stemën e Juventusit, klub me të cilin ka luajtur për herë të parë në Itali.
https://streamable.com/oewk3b
Sigurisht ky veprim nuk është pritur mirë nga tifozët zikaltër, pasi ndodh para nisjes së Derbit të Italisë. Gjithsesi ai i ka qetesuar ata me golin e shenuar në minutën e 13-të, me një goditje me kokë. /abcnews.al