“Dreka është gati” troket në derën e familjes Radane. Sot shef Mirsad Tagani do të gatuajë për Suzanën e cila jeton vetëm. Mirsadi fillimisht njihet me znj. Suzana.
Menjëherë pas prezantimit, shefi dhe Suzana nisen drejt pazarit ku do të gjejnë të gjitha produktet që i duhen për pjatën e sotme.
Me t’u kthyer në shtëpi, Suzana dhe shefi fillojnë të gatuajnë dhe të bisedojnë me gjerësisht rreth jetës se tyre dhe përditshmërisë.
Sot, shef Mirsadi ka zgjedhur të gatuaje tavë peshku me perime dhe sallate. Pasi shefi dhe Suzana përfundojnë gatimin, shef Mirsadi angazhohet me shtrimin e tryezës ku dyshja do të drekojë.
Mirsadi dhe znj. Suzana shijojnë dreken dhe shefi merr vlerësime shumë të mira për pjatat. Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave.
Le të njihemi me personazhet e këtij episodi te “Dreka është gati” dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës.
Receta për sot përmban:
Trofte 700 gr
Hudhër 1 thelpi
Domate 1 kokerr
Limon 1 kokerr
Kastravec 1
Sallate jeshile 100 gr
Vaj ulliri
Kripe
db/Abcnews.al