Nis në Spanjë fushata për dozën e dytë të vaksinës

schedule13:42 - 17 Janar, 2021

schedule 13:42 - 17 Janar, 2021

Në Spanjë ka nisur sot fushata për dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19. Një 85-vjeçare, Leokadia Penia, e cila jeton në një shtëpi të moshuarish në Katalonia ishte një nga të parat që mori dozën e dytë të vaksinës, sipas imazheve nga rrjeti televiziv katalan TV3.

85-vjeçarja ishte ndër të parat që mori dozën e parë, më 27 dhjetor, në fillim të fushatës së vaksinimit në Spanjë. Gjashtë rajone të tjera fillojnë sot për të dhënë dozën e dytë, transmeton rrjeti televiziv shtetëror TVE dhe rajone të tjera spanjolle do të bëjnë nesër.

Spanja tashmë ka dhënë 768,950 doza të vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Moderna, ose dy të tretat e dozave totale që ka marrë, sipas Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!