Meta: Skënderbeu, ylli polar i kombit tonë, diti të na unifikojë

schedule10:40 - 17 Janar, 2021

schedule 10:40 - 17 Janar, 2021

Në përkujtimin e 553-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Presidenti Ilir Meta shprehet se ai mbetet pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë” shkruan Presidenti në një postim në faqen e tij në Facebook.

Memoriali i Skënderbeut është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!