Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 13 ndeshje i janë dashur sulmuesit të kombëtares shqiptare të gjente rrugën e rrjetës.
Kavajasi ka realizuar kundër Goztepe, ish-skuadrës së tij, pas një goditjeje këndi. Një krosim perfekt i prurjes së janar, një tjetër shqiptar, Zymer Bytyqit.
https://twitter.com/i/status/1350409896605450241
Me golin e Cikalleshit ndeshja shkoi 1-2, ndërkohë që më pas u shënuan edhe dy gola të tjerë dhe rezultati momentalisht është 2-3 në favor të Goztepe. /abcnews.al