23 persona vdiqën në Norvegji pas vaksinimit, sqarimi i ekspertit

schedule15:22 - 15 Janar, 2021

schedule 15:22 - 15 Janar, 2021

23 të vdekurit në Norvegji nuk janë të lidhur domosdoshmërisht me vaksinimin. Kështu ka sqaruar profesori i politikës shëndetësore në ‘London School of Economics Elias Mosialos’, Elias Mosialos.

“Në Norvegji, si në çdo vend tjetër, kur një person vdes pasi është vaksinuar, vdekja raportohet menjëherë tek autoritetet rregullatore kompetente.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vdekjet shoqërohen me vaksinimin. E njëjta praktikë ndiqet me efektet anësore të vaksinave, si dhe të gjitha ilaçeve.

Ju do të mbani mend se ne gjithashtu kemi pasur vdekje gjatë provave klinike, por ato nuk u atribuohen vaksinimeve. Por, në çdo rast, vdekjet ishin më të larta tek të pavaksinuarit, dhe statistikisht ndryshimi nuk ishte i rëndësishëm.

Vdekjet në Norvegji prekin të moshuarit mbi moshën 80 vjeç, dhe disa mbi moshën 90 vjeç dhe kanë sëmundje themelore dhe shumë probleme shëndetësore”, tha ai.

Më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji janë vaksinuar me vaksinën Pfizer dhe është njoftuar se vaksinimet me vaksinën Moderna do të fillojnë nesër.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!