Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhe është përfshirë në debatin e fundit mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë.
Kryemadhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se se një qeveri e paaftë di vetëm të justifikohet.
“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! 25 prill 2021”, shkruan Kryemadhi. /abcnews.al