Debati i depozitimit të mbetjeve në Shkodër ka gjetur përkohësisht zgjidhje.
Bëhet me dije se ka një marrëveshje mes firmës që bën pastrimin dhe landfillit të Bushatit, për një afat kohor 1 mujor me çmimin e ri të vendosur, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.
Gazetari i ABC Simon Shkreli raportoi se kontrata është provizore dhe se Bashkia Shkodër ka dorëzuar një padi në lidhje me marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak për rritjen e tarifës duke kërkuar gjykimin e çështjes në themel, ndërsa deri tani nuk ka reagime nga prefektura e Shkodrës.
Ndërkohë aktualisht Bashkia e Shkodrës dhe Vaut të Dejës nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe situata ende është e “ngrirë”, ndërsa mbetet për tu parë se si do të jetë procesi në vijim.
Ndërkohë Bashkia Shkodër nuk ka vend depozitim tjetër për mbetjet.
/abcnews.al/