Pesë persona janë vënë në pranga në Tiranë, për vepra të ndryshme penale, në orët e fundit. Mes tyre është edhe një guar 39-vjeçare e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.
U arrestua gjithashtu edhe 41-vjeçari S. K., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Është kapur edhe një 51-vjeçar pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan Xh. A., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.