Feston Athletic Bilbao dhe ndalet Arsenal në shtëpi. Ekipi bask siguroi një fitore të madhe në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Bilbao mposhti 2-1 Real Madrid dhe tani do të përballet me Barcelonën në finalen e madhe.
The points are shared after a hard-fought encounter at Emirates Stadium#ARSCRY pic.twitter.com/8SnGNcF2O8
— Premier League (@premierleague) January 14, 2021
Raul Garcia është heroi i Athletic Bilbaos me dy golat e realizuar në pjesën e parë. Sulmuesi 34-vjeçar zhbllokoi takimin në minutën e 18-të, teksa dyfishoi nga pika e bardhë 20 minuta më pas. Ekipi i Zidane reagoi në fraksionin e dytë të takimit.
Karim Benzema shkurtoi diferencën në minutën e 73-të. Reali u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit. Francezi e gjeti atë 7 minuta përpara fundit, por goli u anulua për pozicion të parregullt. As 9 minutat shtesë nuk sollën gjë dhe Bilbao festoi në fund kalimin në finale.
Arsenali e mbylli në barazim pa gola takimin shtëpiak ndaj Crystal Palace, sfidë e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Miqtë treguan sërish që mbeten një “mace e zezë” për ekipin e Mikel Artetës, duke ia dalë të marrin një pikë në transfertë. /abcnews.al