Izraeli ka tejkaluar sot pragun e dy milion njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusait
Nga ana e tjetër, Benjamin Netanyahu, i cili po bën fushatë, siguroi se Izraeli do të jetë “vendi i parë që do të dalë nga kriza e koronavirusit “.
“Ne po shohim dritën në fund të tunelit,” tha me një buzëqeshje kryeministri izraelit, i cili nisi fushatën e tij ambicioze të vaksinimit në 19 dhjetor.
Në fillim të janarit, autoritetet shëndetësore vlerësuan se 2 milion njerëz do të marrin dozën e dytë të vaksinës së re të koronavirusit deri në fund të janarit.
Nga të dhenta e sot me150,000 njerëz kanë marrë të dy dozat.
Në të njëjtën kohë, Izraeli po regjistron një rritje në rastet Covid-19 me rreth 9,000 infeksione të reja që zbulohen çdo ditë.
Netanyahu u bëri thirrje sot izraelitëve që “të respektojnë rekomandimet shëndetësore “, ndërsa një karantinë e rreptë mbetet në fuqi, për herë të tretë që nga fillimi i pandemisë. g.v/abcnews.al