Politika në media në “As pro, as kundër”, Andrea: I kthyem në yje! Soko: Pronarët shesin influencë

schedule22:04 - 14 Janar, 2021

schedule 22:04 - 14 Janar, 2021

“Media në shërbim të politikës”. A është vetëm presioni i politikës ai që e detyron median t’ia hapë dyert e saj pa asnjë kontroll vërshimit të personazheve politike në çdo cep të saj?

Çfarë i detyron mediat shpesh edhe kritike ndaj pushtetit në Shqipëri, që edhe kur prezantojnë emisione debati për çështje që nuk lidhen me politikën, edhe kur ndërtojnë panele emisionesh argëtuese, të synojnë ta sjellin gjithsesi figurën e politikanit në ekran?

Kjo ishte tema e emisionit “As pro, as kundër” në “ABC” mbrëmjen e sotme drejtuar nga Robert Aliaj. Me atë që ka ndodhur dhe po ndodh, për pedagogen Ema Andrea “Kupa është mbushur”. Por përse ndodh kjo?

Politikanët në media dalin vetëm për sherre, jo për punën. Nga studiot ky debat kalon në rrugë dhe kthehet në një tifozllëk dhe askush nuk di ku ta bazojë atë që flet. Ne nuk kemi më yje arti, i kthyem politikanët në starë” tha ajo.

Lexo edhe: “Politika në ekran”! Monolog nga Robert Aliaj: E vërteta nuk ka më rëndësi

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka një tjetër këndvështrim përse media shkon në shtratin e politikës. “Politika është si lopa, po e vure në jonxhë e ha të gjithën, mos prisni që të ndalojë. Mediat që japin kasetat, i japin me dhunë, ky është kulturizim me dhunë. Pronarët e medias shesin influencë dhe jo programacion, është standard. Nuk ka prodhimtari.

Pasi nëse do të kishte, pasi RAI, etj e mbushin me programacion, këtu nuk prodhojnë, i bien shkurt, fitojnë nga politika. Përveç blerjes me dhunë nga politika dhe interesit është edhe fakti që nuk ka programacion që ta mbajë nivelin të lartë, do ta zëvendësojë, por nuk ka” tha ai.

Arbër Zaimi, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se kupa është mbushur dhe përmbysur me kohë. “Debati po të jetë i mirëfilltë është i domosdoshëm që të dëgjohet, cështja është që debati nuk ekzsiton më. 

Zihen analistët, por nuk kanë kosto, politikani që mund të ketë kosto nëse zihet, nuk del, është strategjie e partive politike.

Ka një vërshim, ka një përmbytje. A ka  mundësi të futet tolloni për politikanët në media? Media dhe politika të dyja po dështojnë të bëjnë detyrën e tyre”.

Pedagogu Ervin Goci theksoi se “Media që t’i shërbejë pastërtisht publikut nuk ka”. Drejtuesi i emisionit Robert Aliaj tha se “Mediat në mendimin tim nuk janë të lira” tha ai./ db/ Abcnews.al