Juventusi rikthehet të luajë sërish në “San Siro”. Bardhezinjtë mposhtën 1-3 Milanin më datë 6 janar, duke mbajtur të hapur garën për titullin kampion në Serie A.
Të dielën (17 janar) do të tentojnë të triumfojnë sërish në stadiumin mitik, kësaj radhe ndaj Interit të Contes. Një sfidë e rëndësishme për të dy ekipet, teksa Andrea Pirlo ka marrë dy lajme të mira.
Federico Chiesa dhe Weston McKennie kanë lënë pas problemet fizike dhe janë gati për duelin ndaj zikatërve. Dy lojtarët kanë kryer të diferencuar stërvitjen e sotme, por të dielën pritet ta nisin si titullarë.
Formacioni për Chiesan është i sigurt, teksa amerikani i mesfushës do të garojë për dy poste titullari bashkë me Rabiot dhe Bentancur. /abcnews.al