Vezët janë një nga zgjedhjet më të lehta kur duam një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm por ekziston një dilemë sa duhet të konsumojmë në ditë. Në fakt, veza është “fajësuar” prej kohësh për kontributin e saj në rritjen e kolesterolit. Por të dhënat e fundit shkencore e kanë shfajësuar atë duke e bërë një ushqim super të vlefshëm.
Përveç kësaj, studiuesit e kanë përfshirë në kategorinë e “ushqimeve me dendësi të lartë të lëndëve ushqyese”, pasi është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës të tjera me veti të dobishme. Por një studim i kryer së fundmi tregon se veza ndikon në shëndetin kardiovaskular duke ulur rrezikun e goditjes në tru.
Sipas disa studimeve të kryera nga Instituti Epidstat në Michigan, konsumi ditor i vezëve shoqërohej me një rrezik të reduktuar të goditjes në tru. Konkretisht, të dhënat treguan se një vezë në ditë shoqërohej me një rrezik 12% më të ulët të goditjes në tru. /abcnews.al