Marie Curie, femra më me ndikim në histori

schedule17:16 - 9 Gusht, 2018

schedule 17:16 - 9 Gusht, 2018

Fizikantja dhe kimistja e njohur Marie Curie është emëruar si femra më me ndikim e të gjitha kohërave. Lista është publikuar nga BBC, ku përfshin 100 emra të femrave të suksseshme në fusha të ndryshme përgjatë historisë. Lista u votua nga lexuesit online.

Në vend të dytë u rendit aktivistja e të drejtave civile Rosa Parks, në listë kishte dhe hyrje të tjera si shkrimtarja Mary Wollstonecraft dhe e ndjera princesha Diana.
Ndër shumë arritje në karrierën e saj, Curie njihet më së shumti si personi i parë që fitoi dy çmime Nobel, i dha emrin “radioaktivitetit” dhe zbuloi dy elemete kimike si poloniumi dhe radiumi. Jeta e saj i është kushtuar pikërisht zbulimit që ajo bëri, të cilin e eksperimentoi tek vetja e saj dhe i shkaktoi vdekjen. Laboratori i Maries është tanimë “Muzeu Kyri”.

Për të realizuar sondazhin, BBC u kërkoi 10 ekspertëve të fushave të ndryshme që të nominonin 10 femra qe kanë bërë histori në fushën e tyre, e me pas duke ua shfaqur listën përfundimtare lexuesve.
Femrat të cilin ishin pjesë e listës vinin nga fusha si letërsi, politikë, sport etj, shumica e tyre konsideroheshin si rebele te kohës në të cilën jetonin.

Charlotte Hodgman, redaktuesja e BBC, shpjegon rëndësinë e listës në fjalë: “Sondazhi ka hedhur dritë në disa prej femrave më të jashtëzakonshme të historisë me arritjet që në kohën e tyre nuk u morën në konsideratë. Rëndësia e veçantë e kësaj liste është se këtë vit manifestohet dhe 100 vjetori i dhënies së të drejtës së votës për gratë britanike. Nuk janë surprizë emra të mbretëreshave si Victoria dhe Eleanora e Aquitainës, por jam e lumtur që pjesë e listës janë konsideruar dhe emra jo shumë të njohur si fliantropistja Angela Burdett-Coutts. Jam e bindur që lista do të provokojë debat në publikun e gjerë”.

Nuk mund të lihet pa përmendur dhe pjesëmarrja e një shqiptareje në këtë listë. Bëhet fjalë për shenjtoren dhe misionaren Nënë Tereza, e cila vjen e votuar në vendin e 20.

Më poshtë është listuar renditja e plotë me 20 femrat që ndryshuan botën:

1. Marie Curie
2. Rosa Parks
3. Emmeline Pankhurst
4. Ada Lovelace
5. Rosalind Franklin
6. Margaret Thatcher
7. Angela Burdett-Coutts
8. Mary Wollstonecraft
9. Florence Nightingale
10. Marie Stopes
11. Eleanora e Aquitainës
12. Virgjëresha Mary
13. Jane Austen
14. Boudicca
15. Diana, Princesha e Wales
16. Amelia Earhart
17. Mbretëresha Victoria
18. Josephine Butler
19. Mary Seacole
20. Nënë Tereza/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!