Vllaznia nuk e lëshon kreun në Kategorinë Superiore të 21-vjeçarëve. Shkodranët kanë dalë triumfues në klasiken me Tiranën, madje me rezultatin 1-4. Basha realizoi për bardhblutë, ndërkohë që më pas iu përgjigjën Izviku, Xhahysa, Çoba e Deda.
Kuqeblutë i ndjekin Laçi e Kukësi. Kurbinasi kishin një ndeshje të vështirë me Teutën dhe ia dolën falë një goli të sulmuesit Prengaj me penallti. Verilindorët pastaj nuk u kursyen kundër Akademisë së Futbollit, duke fituar me rezultatin 8-1. Spiktati Ardit Ziaji me 4 gola.
Ditën e djeshme janë zhvilluar dy sfida të tjera. Bylisi kaloi Shënkollin me rezultatin tenistik 6-1. Carkanji dhe Qardaku realizuan nga dy gola. Triumf edhe për Apoloninë, që mposhti Football Republic 4-0. Jetmir Krasniqi shënoi dy prej golave të fierakëve. /abcnews.al
Kategoria Superiore U21 – Java 8
Kukësi-Akademia e Futbollit 8-1
Shënues: Ziaj 1’, 8’, 32’, 84’, Tabaku 14; Haderaj 19’, Jargavani 68’, Kola 86’/ Ukperaj 30’
Laçi-Teuta 1-0
Shënues: Prengaj 89’ (pen.)
Tirana-Vllaznia 1-4
Shënues: Bashaj 56’/Izviku 65’, Xhahysa 71’, Çoba 79’, Deda 92’
Bylisi-Shënkolli 6-1
Shënues: Carkanji 7’, 65’ Qardaku (pen.) 23’, 30’, Samba 35’, Emini 77’ / Marku 57’
Apolonia-Football Republic 4-0
Shënues: Krasniqi 14’, 44’, Mërkuri 34’, Bala 67’
Turbina-Kastrioti 0-0 (e ndërprerë)