Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si të hiqni lehtësisht papastërtitë nga enët e kuzhinës

schedule11:43 - 13 Janar, 2021

schedule 11:43 - 13 Janar, 2021

Tenxheret dhe enët e tjera të gatimit janë ato që grumbullojnë më shumë yndyrë dhe pastrohen vështirë, sidomos nëse lihen të palara për disa orë.

Nëse keni të njëjtin problem me enët tuaja dhe ato nuk pastrohen lehtë vetëm me detergjentin që përdorni, mund të përpiqeni të bëni vetë përzierjen tuaj dhe ta hiqni qafe atë në shumë pak minuta.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të përzieni në enën e ndotur disa pika detergjent enësh, dy lugë sodë buke dhe ujë të mjaftueshëm. Pastaj vendoseni tenxheren tuaj në sobë dhe ndizeni.

Pasi të vlojë, merrni një furçë dhëmbësh të vjetër ose një sfungjer të fortë dhe filloni t’i fërkoni. Do t’ju duhet më pak se një minutë që enët tuaja të duken si të reja. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!