Gazetari Andi Bejtja deklaron se qeveria aktuale po e shton varfërinë për shkak të koncesioneve të panumërta që ka dhënë.
I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Bejtja theksoi se termi koncesion nuk është i saktë, pasi termi do të thotë se privati e zhvillon me lekët e tij një projekt dhe shteti më pas ia lan në kohë, ndërkohë ne këtu në të shumtën e rasteve kemi outsource, kemi shtetin i cili jep para paradhënie privatit dhe privati e zhvillon projektin si të ishin paratë e veta.
Gjithashtu, gazetari deklaroi se ata pak njerëz që pasurohen tani do kenë frikë të dalin nesër në rrugë ata dhe fëmijët e tyre duke shtuar se varfëria do thellohet më shumë dhe akoma më shumë.
“Ne jemi një vend i varfër dhe ky duhet të jetë prioritet i çdo qeverie, por që se ka pasur asnjëra prej atyre që ka ikur apo ka ardhur fatkeqësisht. Sidomos qeveria aktuale po e shton varfërinë për shkak të koncesioneve të panumërta që ka dhënë.
Madje këtu as termi koncesion nuk është i saktë, pasi termi do të thotë se privati e zhvillon me lekët e tij një projekt dhe shteti më pas ia lan në kohë,ndërkohë ne këtu në të shumtën e rasteve kemi outsource, kemi shtetin i cili jep para paradhënie privatit dhe privati e zhvillon projektin si të ishin paratë e veta.
Ndërkohë që koncesionet shtohen e shtohen, varfëria shtohet e shtohet, pabarazia shtohet e shtohet.
Dhe do vijë një moment që dhe këta 5-6 personazhe që po pasurohen që janë 0.0001 e Shqipërisë do kenë frikë të dalin nesër në rrugë, ata dhe fëmijët e tyre. Dhe varfëria do thellohet më shumë dhe akoma më shumë,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione”. /abcnews.al