Të bëhesh futbollist profesionist është rrugë e gjatë dhe e vështirë, ku bëjnë pjesë shumë vuajtje dhe pak gëzime. Çdo lojtar mund të tregojë historinë e tij të koklavitur deri te suksesi, por vështirë që dikush t’i afrohet asaj të Declan Thompson.
Një pjesë të fëmijërisë së tij djaloshi e kaloi mbi një karrige me rrota, pasi u diagnostikua me sëmundjen e rrallë Perthes, e cila ndalon furnizimin normal të kockave me gjak dhe i dërgon ato drejt mosfunksionimit.
Ai nuk mundi të ecë për 18 muaj dhe prindërve të tij iu tha se ai ka mundësi të mos çohet më në këmbë. Megjithatë, pas disa operacioneve dhe mundimit të madh të tij, Declan u çua, madje bëri realitet ëndrrën e tij të madhe të debutimit në një ndeshje futbolli si profesionist.
Emotional scenes when our assistant manager Lee Thompsons son Declan comes on for @swfc in @EmiratesFACup to makes his debut! @BBCMOTD @adam3oxley @AlanBiggs1 @ThomasFeaheny @Ollie_Bayliss pic.twitter.com/ptzfbWPslN
— Stocksbridge Park Steels (@parksteelsfc) January 9, 2021
Lojtari i akademisë së Sheffield Wednsday bëri gjithçka mundi dhe arriti të jetë në fushë në ndeshjen e raundit të tretë me ekipin e tij ndaj Exeter, ndeshje të cilën Sheffield arriti ta fitojë 0-2.
Thompson u aktivizua në minutën e 90-të dhe në ekranin e stadiumit u shfaq menjëherë pamja nga shtëpia e tij, ku familjarët e 18-vjeçarit festonin suksesin e djalit të tyre. Pas ndeshjes Thompson foli për mediet dhe tregoi emocionet e tij të mëdha pas gjithë atyre vuajtjeve.
“Ishte emocionuese të shikoja videon e familjes time duke më ndjekur mua në TV. Jam shumë i lumtur vetëm duke e ditur që unë i kam bërë ata krenarë dhe ju mund ta shihni se sa domethënëse ishte e gjitha kjo. Gjyshi im ishte njëlloj, ai nuk është mirë tani, por mund ta shihja se sa të lumtur e kam bërë. Kjo është ajo që e bën FA Cup dhe këtë ndeshje kaq speciale.
Buzzing to make my debut in the fa cup. Hopefully many more to come #DT38 pic.twitter.com/8A3oK62quL
— Declan Thompson (@Decthompson09) January 9, 2021
Ishte një goditje për mua. Familjarët e mi më thanë se isha i shokuar kur po futesha në fushë. Andy Holdsworth u kthye nga unë dhe më tha të bëhesha gati. Pashë nga Isaac Rice dhe sikur doja të thoja ‘mos e kishte me mua’.
Nuk mund ta besoja. Ndërsa ishte jashtë me tabelën e ngritur lart, e dija se po e bëja krenare familjen time. Djemtë ishin të sjellshëm me mua gjithë kohën. E gjitha ishte sureale, nuk e ndjeja sikurse isha me të vërtetë atje. Më dukej sikur e gjitha ishte një ëndërr.
Më kanë kontaktuar shumë njerëz, duke më thënë se jam një frymëzim për ta. Kur marr mesazhe të tilla gjithmonë u përgjigjen. Gjithmonë dua të kthej diçka pas.
Më thanë se nuk do të luaja futboll kur isha i vogël. Tani dua të jem në fushë për fëmijët e tjerë dhe t’i ndihmoj të shtyjnë përpara dhe të arrijnë atë që duan. Asnjëherë mos thuaj jo, nuk është fundi.
Unë jam një ambasador për Steps dhe ata janë një organizatë bamirësie fantastike, që ndihmojnë shumë fëmijë. Unë jam gjithmonë në kontakt me ta dhe pres të punoj edhe më shumë në të ardhmen me këtë organizatë”, u shpreh Declan. /abcnews.al