Për shkak të një defekti në linjën Elbasan – Fier të OST disa zona të vendit janë pa energji elektrike. OST njofton se linja është jashtë funksioni dhe për pasojë është ndërprerë energjia në nënstacionet: Golem, Kavajë, Plasmas, Rrogozhinë, Divjakë, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelçe, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.
Sipas OST-se po bëhet rikthimi gradual i furnizimit, ndërsa fillimisht po furnizohen objektet e rëndesisë së veçantë, si spitale, ujësjellësa, institucione.
Njoftimi i plotë:
Defekt në linjen 220kV Elbasan – Fier të OST, disa n/stacione jashtë pune
Ju bejme me dije se si rezultat i stakimit ne avari, te Linjes 220kV Elbasan – Fier te OST-se, sot ne daten 12/01/2021 ne oren 17:37, u nderpre energjia në N/stacionet Golem, Kavaje,
Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.
Nga ana e OST-se po behet rikthimi gradual i furnizimit, te N/stacioneve te OSSH-se, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rendesise se vecante, si Spitale, Ujesjellesa, Institucione etj.
g.v/abcnews.al