Athina rrëzon ministrin turk: Dendias ende nuk ka dakordësi për takimin me Csavousoglou

schedule16:28 - 12 Janar, 2021

schedule 16:28 - 12 Janar, 2021

Në 25 janar pritet që të realizohet takimi i parë mes delegacioneve të Turqisë dhe Greqisë në Ankara pas tensioneve të shumta që kulmuan në prag lufte në muajt e fundit të vitit të kaluar. Por mediat greke, referuar burimeve diplomatike në Athinë shkruajnë sot se ende nuk ka asgjë zyrtare në axhendë për një takim mes dy ministrave të Jashtëm Dendias – Csavousoglou.

Një takim midis Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias dhe homologut të tij turk Mevlut Csavousoglu nuk është planifikuar ose rënë dakord. Ministri i Jashtëm grek ka mbajtur një marrëdhënie miqësore personale me homologun e tij turk, por nuk është rënë dakord dhe nuk është planifikuar një takim në ardhmen e afërt mes tyre. Dendias mbetet i hapur për mundësinë e një takimi me Csavousoglou, kur rrethanat ta lejojnë” thotë Kathimerini.

Por ndryshe pretendon ministri i Jashtëm turk. Mevlut Csavousoglu është shprehur se dy palët kanë rëndë dakord për një takim mes tyre. “Dje ne propozuam datën dhe patëm përgjigjen e menjëhershme. Më 25 janar, ne do të kryejmë raundin e 61-të të kontakteve eksploruese.

Ne ramë dakord me Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik i imi personal, për t’u takuar dhe më vonë do të caktojmë datën e takimit tonë” tha ai, që u mohua nga Athina.

Ndërkohë që Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte një thirrje për Greqinë. “Athina duhet të ndalojë aktivitetet që rrisin tensionin, si shkeljet e hapësirës ajrore dhe veprimet e paligjshme mbi çështjen e ishujve” u tha ambasadorëve Presidenti turk./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!