Në fitoren e fundit ndaj Sassuolos, Juventusit iu dëmtuan tre lojtarë, mes tyre Federico Chiesa, i cili nuk mundi ta mbyllë gjithë ndeshjen. Të nesërmen ai iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe fatmirësisht skaneri nuk zbuloi ndonjë dëmtim apo shqetësim.
Dhimbjet e asaj ndeshje kanë qenë vetëm pasojë e lodhjes dhe Chiesa është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Nga Italia bëjnë me dije se Chiesa ka dhënë sinjale të mira në stërvitje dhe pritet të jetë gati brenda fundjavës.
Të dielën Juventus luan një ndeshje shumë të rëndësishme për Serie A, ku sfidon Interin, pretendent për titullin kampion. Chiesa është i rëndësishëm për skemën e Pirlos dhe mos prania e tij në këtë sfidë do peshonte. Fatmirësisht Pirlo s’do duhet të mendojë për këtë sepse Chiesa do të jetë i gatshëm. /abcnews.al