Banorët në Mbrostar të Fierit kanë vijuar edhe këtë të martë qëndresën e tyre kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e spitalit të Fierit nga qeveria turke në tokat e tyre bujqësore.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se banorët shprehen se janë kundër një vendimi të tillë pasi çmimi që u është ofruar është shumë i ulët në krahasim me vlerën që toka e tyre merr si tokë truall dhe në varësi të zonës që ndodhet.
Gazetarja e ABC Valbona Davidhi raporton për ABC se sot pritet që në zonën e caktuar për ndërtimin e spitalit ku banorët vijojnë me qëndresën e tyre pritet që të shkojë dhe kryeministri Edi Rama.
Sipas gazetares nga komunikimi mësohet se banorët kanë theksuar se toka bujqësore që u është ofruar nga bashkia për shpronësim ka një çmim të ulët në lidhje me çmimin e tokës për truall dhe për më tepër që kjo tokë tashmë ndodhet afër Byppass të Fierit dhe duket se ka një vlerë më të lartë.
Ndër të tjera banorët theksojnë se të paktën shpronësimi i pronës të bëhet me çmimin e tregut. /abcnews.al