Dëmtim në ligament dhe dy alarme false, Juve humb yllin latin

schedule16:35 - 11 Janar, 2021

schedule 16:35 - 11 Janar, 2021

Juventus mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme me Sassuolon me shifrat 3-1, por tre lojtarë lanë fushën të dëmtuar. Paulo Dybala nuk arriti të luajë gjithë pjesën e parë, ndërsa Weston McKennie dhe Federico Chiesa u zëvendësuan në pjesën e dytë.

Ditën e sotme të tre i janë nënshtruar vizitave mjekësore dhe janë zbuluar edhe dëmtimet e tyre, ku më rëndë e ka pësuar Dybala. Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për argjentinasin, teksa këtë herë ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të majtë.

Fati i mirë për të është se nuk ka këputje apo devijim, por vetëm një plagë të gradës së ulët, e cila do dojë 15-20 ditë për tu rikuperuar dhe për ta lejuar Dybalan të kthehet në fushë. Kështu, sulmuesin te Juventus e presin në shkurt në fushë.

 

Ndërkohë, Chiesa dhe McKennie kanë shpëtuar paq sepse dhimbjet e mbrëmshme kanë rezultuar thjesht momentale dhe ekzaminimet nuk kanë nxjerrë asnjë dëmtim të dy yjeve. Ata do vërehen me kujdes nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen e pas dy ditëve ndaj Genoa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!