Kryemadhi: Vaksina më e mirë 25 Prilli, opozita e unifikuar me dy ushtri! Masa për stuhinë Filomena

schedule16:51 - 11 Janar, 2021

schedule 16:51 - 11 Janar, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka komentuar situatën e përmbytjeve në vend duke kërkuar nga autoritetet se çfarë masash janë marrë pas alarmit se stuhia e frikshme Filomena mund të godasë Shqipërinë në ditët në vijim.

“Kjo papërgjegjshmëri është një arrogancë. Unë dje isha në Laç. Reshjet kanë bërë punën e vet por përmbytjet kanë ardhur si rezultat i mosmenaxhimit të digave. Ai nuk e hap digën edhe pse është njoftuar se do ketë reshje të mëdha. Sa e përgatitur është zinxhiri pas alarmit për stuhinë filomena”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo u shpreh se vaksina më e mirë për të kaluar këtë situatë është 25 prilli duke theksuar se opozita po shkon drejt unifikimit me dy ushtri të përgatitura që do i japin qytetarëve shqiptarë mundësi për të zgjedhur.

“Vaksina më e mirë e gjithë kësaj është 25 prilli. Ajo që mendoj unë është se shumë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Ka dhe shumë socialistë që e do e kenë të pamundur ta çojnë votën te rilindja. Duhet të shkojnë dhe të votojnë. Opozita po shkon drejt unifikimit me dy ushtri të përgatitura që japin mundësi për të zgjedhur”, shtoi kryetarja e LSI./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!