Mbijetesa e lirisë dhe të drejtave të njeriut në epokën e internetit

schedule12:28 - 11 Janar, 2021

schedule 12:28 - 11 Janar, 2021

Nga David Von Drehle, Washington Post

Një nga pyetjet më të rëndësishme të epokës sonë – ndoshta pyetja më e madhe është nëse liria dhe të drejtat e njeriut mund t’i mbijetojnë revolucionit digjital. Pyetje të mëdha, abstrakte të tilla si kjo mund të jetë e vështirë të përcaktohen.

Në Uashington, një sërë mashtrimesh dhe gënjeshtrash nxitën një turmë për të sulmuar Kapitolin në një kryengritje të shkurtër por vdekjeprurëse.

Kjo ngjarje e pashembullt u nxit brenda një komuniteti me rrjete digjitale.

Asnjë kërkesë nuk është shumë e çuditshme për tu kredituar. Ai që humbet zgjedhjet mund të pohojë (dhe të besohet) jo vetëm se ai fitoi, por se  fitoi në një diferencë të madhe.

Me qindra, për të mos thënë me mijëra, nga protestuesit drejtoheshin nga zotimi të besimit të tyre se qeveria amerikane aktualisht është një lojë interneti, në të cilën një “spiun” anonim po vendos të dhëna të paqarta me qëllim që të çjerrë maskën e një konspiracioni të madh të vrasësve të fëmijëve që janë zgjedhur aktualisht si zyrtarë të administratës.

Kushdo që ka studiuar funksionimin e kulteve fetare ose manive kupton që truri i njeriut, është larg nga të qenit një motor skepticizmi.  Teknologjia digjitale e bën  më të lehtë krijimin e informacioneve të tilla.

Nëse dikush aq qesharak dhe i padisiplinuar si Presidenti Trump mund të mobilizojë një turmë – jo vetëm të banditëve, por të drejtuesve të biznesit, mësuesve të shkollave dhe kryetarëve të bashkive të qyteteve të vogla – për të sulmuar qeverinë e SHBA-së, çfarë mund të bëjë dikush që ka fokus?

Mark Zuckerberg ndërmori hapin e jashtëzakonshëm, në të cilin i ndaloi presidentit të Shteteve të Bashkuara rrjetin më të madh social në botë.

Të Premten, Twitter pezulloi përfundimisht llogarinë e presidentit.

Ndërkohë Kina arrestoi  më shumë se 50 aktivistë pro-demokracisë. Partia Komuniste në Pekin kërkon të ketë në kontroll të gjitha rrjetet sociale. Teknologjia digjitale përdoret më tepër për të kontrolluar popullsinë sesa për ta lënë të lirë atë.

Nëse, në vitet e ardhshme, qasja e Kinës tenton të prodhojë stabilitet dhe rregull ndërsa, në Shtetet e Bashkuara, liria digjitale vazhdon të prodhojë një lloj kaosi që pamë në Kapitol, qeveritë në të gjithë botën do të nxjerrin përfundime të caktuara.

Trendi drejt lirisë më të madhe dhe të drejtave të njeriut që ka ndriçuar gjysmën e shekullit të kaluar do të arrijë kulmin dhe do të fillojë të tërhiqet. Në fakt, batica mund të tërhiqet shumë shpejt; gjërat lëvizin shpejt në epokën digjitale.

Një shekull më parë, Oliver Wendell Holmes Jr zbuloi dilemën tonë. Liria e shprehjes, shkruajti ai, nuk mund të bashkëjetojë me keqpërdorimin e lirisë.

Aty ku mbaron liria,  fillon keqpërdorimi i lirisë por nëse nuk vendoset një kufi, liria nuk mund të ekzistojë.

Njerëzit nuk duan të jetojnë në një botë ku kufiri vendoset  nga një autoritet qendror, si në Hong Kong.  As në një botë ku kufiri vendoset nga titanët e korporatave, siç u ndien të detyruar të bënin Facebook dhe Twitter me Trump.

Alternativa e vetme është që anëtarët e një shoqërie të lirë të vendosin një kufi në sjelljen tonë, duke filluar me udhëheqësit tanë; të jemi të përgjegjshëm në përmbajtjen që transmetojmë, për të provuar se liria jonë është në përputhje me teknologjinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!