Pence do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden

schedule08:13 - 11 Janar, 2021

schedule 08:13 - 11 Janar, 2021

Zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, sipas një deklaratë të një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Pence nuk iu përgjigj thirrjes së presidentit aktual, Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit. Një turmë mbështetësish të dhunshëm të Trump, sulmuan Kongresin të mërkurën në përpjekje për të ndaluar procedurën e certifikimit. Nga trazirat mbetën pesë persona të vdekur.

Joe Biden, në fillim të javës tha se Pence do të ishte i mirëpritur në betimin e tij zyrtar më 20 janar.

Në postimin e fundit, para se llogaria e tij të hiqej përgjithmonë nga Twitter, Trump tha se nuk do të merrte pjesë në inaugurim.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi paralajmëroi se demokratët do të fillonin procesin e shkarkimit, nëse Trump nuk jep dorëheqjen. Ajo i bëri thirrje zëvëndëspresidentit Pence të thirret në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës, i cili i lejon kabinetit qeveritar të heq presidentin nga detyra.

Por, Pence nuk ka folur publikisht për këtë temë. New York Times njoftoi të enjten se ai ishte kundër kësaj mase, e cila nuk është përdorur kurrë më parë në historinë e SHBA-së./abcnews.al