2951 familje dhe biznese në qytetet e Skraparit, Poliçanit dhe Urës Vajgurore janë pa energji elektrike që prej mesditës së sotme. Pa energji janë edhe fshatrat: Mbrakull, Kapinovë, Lybeshë, Vërtop, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgovë etj. Ekipet e OSHEE-së njoftojnë se janë në terren për riparimin e dëmeve.
Burimet zyrtare nga institucioni i prefektit të qarkut bëjnë me dije se është ndjekur me vëmendje situata e furnizimit me energji elektrike në sektorët jetikë në situatën e emergjencës mjekësore COVID-19, ku spitalet, qendrat shëndetësore dhe Poliklinika janë të gjitha me energji elektrike.
Situata në qarkun e Beratit
-10 Kabina elektrike janë jashtë pune në Fiderin Tomoricë në Nën/stacionin e Çorovodës,nga i cili furnuzohen me energji elektrike 160 abonentë.
-Fideri.2/10KV (fshat) në Nën/stacionin Çiflik,i cili është i stakuar pjesërisht dhe ku 7 Kabina që furnizojnë 160 abonentë janë jashtë pune.
-Fideri Mbrakull në Nën/Stacionin e Poliçanit është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1542 abonentë të fshatrave: Mbrakull,Kapinovë,Lybeshë dhe Vërtop.
-Fideri Potom në Nën/Stacionin e Çorovodës është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1086 abonentë të fshatrave: Çepan,Backë,Kreshovë,Lepan, Leshnje dhe Gjorgovë./ db/Abcnews.al