Poret e zgjeruara janë një problem i zakonshëm me të cilin përballen njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme. Poret mbledhin papastërti dhe më pas shkaktojnë pika të zeza dhe akne të dhimbshme. Pastrimi i thellë i lëkurës sidomos zona “T” e ballit, hundës dhe mjekrës të paktën dy herë në javë është thelbësore për të eliminuar këtë problem.
Për t’i thënë lamtumirë poreve, mjafton të përdorni dy përbërës me të vërtetë të mrekullueshëm: argjilën jeshile dhe limonin. Fuqia thithëse e argjilës do të pastrojë epidermën në thellësi, duke eliminuar sebumin e tepërt. Rekomandohet të përdoret jo më shumë se një herë në javë, pasi shkakton tharjen e tepërt të lëkurës, shkruan abcnews.al.
Blogerja e njohur “Heller Channel” rekomandon gjithashtu dhe përdorimin e limonit, si një maskë efektive për eliminimin e poreve. Mund ta aplikoni lëngun e freskët në pore dhe mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Bëjeni këtë jo më shumë se një herë në javë për të shmangur tharjen e lëkurës. /abcnews.al/