“Mr. Bean” mund të rikthehet pasi bashkë-shkrimtari Richard Curtis tha se po punon për një version të ri. Personazhi legjendar, i portretizuar nga Rowan Atkinson u shfaq për herë të parë në ekran më shumë se 30 vite më parë duke rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut.
“Mr. Bean i vjetër është ajo që ne tani jemi duke menduar të bëjmë“, mësohet të ketë thënë Curtis, sipas gazetës britanike “The Sun”. Ky reagim vjen pas deklaratës së 66-vjeçarit, i cili tha se interpretimi i Mr. Bean ishte “stresues dhe rraskapitës”, duke lënë të kuptojë se nuk do ta luajë kurrë më këtë rol.
“Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e tij. Tani po krijojmë një film të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”, u shpreh aktori. /abcnews.al/