Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu në të gjithë vendin dhe si pasojë ka pasur rënie gurësh në disa akse rrugore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH ka bërë me dije gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Sipas postimit kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh
“Gjatë natës dhe ne orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu ? që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar neë jersey dhe sinjalistika provizore?♻️
?Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare”, shkruan ARRSH./abcnews.al