Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla gdhihet mbi Shkumbin: Prurjet janë të larta, por ne do t’i kontrollojmë

schedule10:27 - 9 Janar, 2021

schedule 10:27 - 9 Janar, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan përmes një postimi në rrjetin social Facebook se prurjet në Shkumbin janë rritur, por se situata është nën kontroll pasi gjithçka po monitorohet.

Balla e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të shkrepur herët në mëngjes në një urë mbi Shkumbin ku edhe theksoi se ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës.

“Teksa po agon, e mbrëmshmja ishte një natë me reshje tejet të dendura. Janë monitoruar gjatë natës prurjet e Shkumbinit, të cilat janë tepër të larta si rrallë herë. Ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!