Stuhia Filomena ka pushtuar Spanjën ditët e fundit si sigurisht që do të ndikonte dhe në futboll. Tashmë është zyrtare që dueli mes Atletico Madrid dhe Athletic Billbao do të shtyhet për një datë tjetër, për shkak se ekipi bask e ka të pamundur udhëtimin drejt Madridit.
Gjithashtu dy ndeshje të La Liga SmartBank nuk mund të zhvillohen ditën e sotme dhe do të transferohen për ditën e nesërme. Bëhet fjalë për ndeshjet mes Mirandes-Rayo Vallecano dhe Alcorcon-Albacete. Probleme pati dhe fluturimi i ekipit të Real Madrid, sidomos me uljen në aeroportin e Pamplona.
Për momentin takimi midis Osasunës dhe Real Madrid nuk është rrezik, edhe pse është parashikuar se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje dëbore. Galaktikët i kanë kërkuar Federatës Spanjolle që ndeshja të luhet në mesditë, ndryshe nga orari zyrtar që është në 21:00. /abcnews.al