Një prej sirianëve të kapur mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës ka treguar për mediat se destinacioni i tyre ishte kalimi drejt Italisë e më pas në vendet e Europës.
I pyetir nga gazetarët ai thotë se kanë qëndruar për 3 orë në det të hapur.
“Kam ardhur me motrën dhe djalin e saj. Jemi shumë të frikësuar. Kemi qëndruar 3 ditë. Donim të iknim në Europë. Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det”, thotë siriani.
Lexo edhe: Detaje nga operacioni për shpëtimin e sirianëve, 9 persona u dërguan te Trauma
50 e igrantët u sh[ëtuan mbrëmjen e djeshme. Ata u sjpëtuan mbrëmjen e djeshme, ku me styrekishte gra, burra dhe fëmijë. Emigrantët ndodheshin në një gomone, ndërsa pisnin të inin drejt Italisë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.
Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”.
Klandestinët qëndruan rreth 3 orë në det të hapur. Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.
16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare. g.v/abcnews.al