Fshati Fabbriche di Careggine daton nga shekulli i XIII dhe dikur ishte i banuar nga njerëzit. Ai u bë një “fshat fantazmë” në 1947 kur u ngrit një digë në lumin Edron dhe fshati u përmbyt nga Liqeni Vagli i krijuar artificialisht.
Liqeni është tharë katër herë që nga krijimi i tij, teksa së fundmi në 1994, dhe kanë dal në dritë rrënojat nën të. Ndërkohë sipas autoriteteve kjo mund të ndodhë përsëri në 2021.
Herën e fundit, kur Fabbriche di Careggine u rishfaq në 1994, qindra turistë u mblodhën në këtë vend. Nëse do të ndodhë përsëri, pritet se do të jetë një tërheqje tjetër e shkëlqyer për turistët kudo.l.k/abcnews.al