Pas sulmit në Kapitol dhe mbylljes së rrjeteve sociale të Trump, “trembet” kryeministri çek

schedule15:10 - 8 Janar, 2021

schedule 15:10 - 8 Janar, 2021

Kryeministri çek Andrej Babis ka ndryshuar profilin e mediave të tij sociale të frymëzuar nga Donald Trump pas sulmit në Kapitol.

Kryeministri Babis më parë kishte shkruar në rrjetet e tij sociale “Silné Česko” (“Çekia e fuqishme”), që të kujton sloganin e  Presidentit të SHBA “Make America Great Again”.

Në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në mars 2019, Babis kishte deklaruar mbështetjen e tij për presidentin Trump dhe deklaroi se ai kishte një plan të ngjashëm “për ta bërë Republikën Çeke përsëri të madhe”.

Por pas sulmit në ndërtesën e Kapitolit, Kryeministri çek u bashkua me udhëheqësit e tjerë europianë,  duke dënuar mbështetësit e  Donald Trump.

“Ajo që ndodhi në SHBA është një sulm i papranueshëm dhe i paprecedentë ndaj demokracisë,” tha Babis në Twitter.

“Unë gjithmonë kam dënuar dhunën dhe kaosin, kalimi i pushtetit duhet të jetë i qetë dhe paqësor.”

Të enjten, Kryeministri ndryshoi gjithashtu foton e tij të profilit të mediave sociale, i cili mbante një kapele me flamurin çek, me një foto të tij që mbante maskë.

Një zëdhënës për Babis tha se ngjyra e kuqe në mediat sociale ishte frymëzuar nga Donald Trump dhe kishte qenë simboli i partisë së tij ANO në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019.

“Pas sulmit  ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara, të cilën unë e kam dënuar pa hezitim, e gjykova të arsyeshme të shprehja qëndrimin tim gjithashtu duke ndryshuar foton time të profilit”./abcnews.al