Në të gjithë vendin vijojnë reshjet e dendura të shiut. Nga veriu në jug në disa vende ka rrezik përmbytjesh, mes tyre është Elbasani.
Reshjet e dendura dhe prurjet nga zonat malore në rrethin e Elbasanit kanë krijuar rrezik në lagjet “Dyli Haxhire” dhe “Vullnetari”.
Në dy vende përroi i Zaranikës ka rrezik që të dalë nga shtrati, raporton gazetari i “ABC”-së në Elbasan Aldo Kozarja./ db/Abcnews.al