Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si të hiqni aromën e vezës nga enët e gatimit

schedule20:13 - 7 Janar, 2021

schedule 20:13 - 7 Janar, 2021

Njerëzit me nuhatje të mprehtë kanë receptorë më të fortë dhe e ndiejnë erën e vezës edhe në një enë të larë.

Rregulli i parë i pastrimit është që enët që përdorni për vezë t’i ndani nga të tjerat dhe t’i lani me sfungjerë të veçantë.

Por sipas agroweb.org, ka edhe mënyra të tjera për heqjen e kësaj arome.

Soda e Bukës

Soda e bukës heq çdo aromë të keqe.

Mbushni një enë të madhe me ujë dhe sodë buke dhe fusni në të të gjitha enët e përdorura.

Lërini në ujë për mbi një orë dhe më pas lajini me larës të zakonshëm.

Uthulla

Uthulla e tretur në ujë është ideale për heqjen e aromave të këqija.

Me uthull mund të bëni të njëjtën gjë si në rastin e sodës ë bukës , madje edhe të shtoni pak lëng limoni për një aromë freskie.

Aciditeti tek uthulla do të eliminojë tërësisht aromën e vezës.

Lëng Limoni

Limoni përmban acid citrik që eliminon të gjitha aromat.

Ju mund t’i spërkisni enët e përdorura me lëng limoni, ose t’i fërkoni me limon.

Kur enët të jenë pastruar lajini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Kafeja

Kafeja e tretur në ujë shërben shumë mirë për të pastruar aromat e këqija.

Enët mund t’i mbuloni me një tretësirë të tillë, t’i fërkoni e më pas t’i shpëlani me ujë të ftohtë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!