Sot për deputetin opozitar, Halit Valteri është një ditë e veçantë. Më datën 7 të gjashtë muajve më parë, ai u bë baba për herë të parë, ku partnerja e tij solli në jetë një vajzë.
Çifti vendosi që vogëlushen ta pagëzonin me emrin e veçantë, Hera dhe nga ai moment nuk kanë ndalur së postuar foto të saj.

Pak minuta më parë, ka qenë deputeti, i cili ka publikuar një foto nga ambientet e shtëpisë.
Valteri shfaqet teksa e puth të voglën e tij dhe në sfond është i shkruar emri i Herës me tullumbace.
“Hera 6 Muaj Gezofsh edhe 100 vite bija ime ”, është shkrimi i tij përkrah imazhit.

l.k/abcnews.al

