Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori disa vendime në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit, që janë në prag.
Sipas rezultatit të shortit, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.
Gjithashtu kaloi projektvendimi për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.
Një tjetër vendim i miratuar sot ishte ai modelet dhe specifikimet e shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021./ db/Abcnews.al